Imuniteti, pak shanse!

Duke e konsideruar vendimin si një hap vendimtar për vendin, kryeministri Sali Berisha, tha se heqja e imunitetit javën e ardhshme do të shtonte mundësitë e marrjes së statusit.
"Në një letër, komisioneri Fyle kërkon që bashkëpunimi të kompletojë reformat e tjera, imunitetin dhe më pas ligjet që janë në parlament. Dje në cilësinë e kryetares së radhës të Këshillit të Ministrave, Ministrja e Jashtme e Qipros bëri një vizitë dhe shprehu vullnet për të ndihmuar Shqipërinë në këtë rrugë, por bëri të qartë se detyrim madhor dhe përcaktues është qëndrimi ndaj imunitetit. Mos heqja e imunitetit dëshmon se politikanët e këtij vendit nuk ka vullnetin për të luftuar korrupsionin dhe po kërkohet ajo që është një normë në vendet e BE-së. Duke iu drejtuar Ramës, Berisha shtoi se "është kalkulim i gabuar nëse mendon se duke bllokuar statusin bllokon qeverinë. Ti bllokon më shumë Shqipërinë, të jesh i bindur se shqiptarët do flasin në mënyrën më serioze, çfarë kërkove u plotësua".
"Z. Rama të lërë mënjanë retorikat dhe t'i bëjmë një shërbim të madh këtij vendi sepse çdo qytetar shqiptar mezi pret heqjen tonë të imunitetit. Me 6 gusht ne kemi në dorë të rrëzojmë së bashku murin e imunitetit, lexo murin e korrupsionit, që ka i zënë derën e procesit të integrimit këtij vendi", tha Berisha. "Kërkove ndryshime, t'u pranuan që të gjitha, apo i kërkove duke menduar se s’do pranoheshin. T'u pranuan një e nga një dhe tani jo thua se votoj me 6 gusht. 6 gushti nuk u caktua nga nga ne, por nga Kuvendi shqiptar në konsensus të plotë, në përputhje me amendamentin që grupi i PS-s ka sjellë në 2003 për ndryshimet e Kushtetutës. Ndaj dhe njëherë shfrytëzoj rastin të ftoj që të votojmë heqjen e imunitetit”, përfundoi Berisha.
Ndërkohë, lideri socialist, Edi Rama, thotë se nuk ka ndërmend të japë votën në Parlament, pa u bërë edhe diskutimet e tjera për ndryshimet kushtetuese. “Data 6 gusht nuk përfaqëson asgjë, nuk është as një datë historike, as një datë simbolike. Eshtë një datë e vendosur arbitrarisht, duke copëtuar në mes një proces, i cili duhet të jetë plotë dhe i integruar, procesi i diskutimit të ndryshimeve kushtetuese, bazuar në propozimet që janë në tryezë. Të gjitha ato propozime duhet të diskutohen dhe pastaj duhet të votohen. Ne nuk votojmë edhe në gusht edhe në shtator për të ndryshuar Kushtetutën. Nuk ia lejojmë vetes një gjë të tillë. Ne do të votojmë njëherazi dhe sigurisht për gjëra që kemi rënë dakord do të votojmë pro”, tha ai për mediat.
Po sot, deputeti socialist, Taulant Balla, tha se opozita ka dhënë dakordësinë për çdo nen të ndryshimeve të ligjit për këtë çështje, por shtoi se Kushtetuta nuk mund të arnohet. “Ne socialistët jemi të mendimit se Kushtetuta e Republikës nuk mund të arnohet sepse i teket Sali Berishës. Kushtetuta është e shqiptarëve, jo e Saliut. Duke qenë se nga njëra anë kufizimi i imunitetit kërkon ndryshime kushtetuese, ndërkohë që nga ana tjetër edhe propozimet tona në lidhje me pavarësinë e disa institucioneve të rëndësishme kërkojnë po ashtu ndryshime kushtetuese, ne kërkojmë që këto ndërhyrje në Kushtetutë të bëhen një herë e mirë”, tha.
Heqja e imunitetit është një nga pikat e 12 kritereve të Komisionit Evropian për Shqipërinë. Nëse ky ligj miratohet brenda këtij muaji, atëherë shtohen shanset për marrjen e statusit të vendit kandidat nga ana e Shqipërisë. Në fund të shtatorit, KE-ja harton raportin e përvitshëm, i cili publikohet zakonisht më 12 tetor. Nëse ligji miratohet bashkë me ndryshimet e tjera kushtetuese, atëherë do të duhet më shumë kohë për klasën politike shqiptare për t’i përmbyllur ndryshimet të paktën brenda muajit shtator. /S.Lleshi/Start/
2012-08-01 15:58