Dorëzohet ankimimi i parë në KQZ, kontestohet rezultati i Maliqit
Përfaqësuesit e koalicionit “Bashkë Fitojmë” kanë dërguar një ankimim në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, duke mos pranuar rezultatin e zgjedhjeve në Maliq, për shkak të parregullsive në procesin zgjedhor, ku sipas tyre ndikoi në zgjedhjen e kryetarit.
Sipas ankimimit, në disa qendra votimi të Maliqit ka pasur fletë votimi të cilat duhet të ishin vlerësuar të pavlefshme për shkak të mungesës së vulave në anën e pasme.
Në ankesë shkruhet gjithashtu se numri i zgjedhësve nuk përputhet me numrin e fletëve të përdorura, e as me renditjen sipas makinerisë së identifikimit me fletët që janë marrë në dorëzim.
Kujtojmë që Bashkinë e Maliqit e fitoi kandidati i Partisë Socialiste, Gëzim Topçiu me 13,592 vota ose 66.37%, kundrejt kandidatit të “Bashkë Fitojmë” të dyshes Berisha-Meta Alfred Gega, i cili mori 6886 vota, ose 33.63%.
Ankimimi i rezultatit në Maliq
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
