Dorëzohet projektiligji për “zbatimin e sanksioneve ndaj Muhamed bin Selman”

Tre anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, paraqitën një projektligj i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman me arsyen se është përgjegjës për vrasjen e Jamal Khashoggit
Në projektligj thuhet se në raportin e Drejtorisë së Inteligjencës Kombëtare (DNI) thuhet qartë se Mohammed bin Salman është përgjegjës për vrasjen e Khashoggit dhe se për këtë arsye edhe ai duhet të vendoset në listën e sanksioneve.
Në projektligjin e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve vihet në dukje se sanksioneve të njëjta duhet t’u nënshtrohen të gjithë të përfshirët në vrasjen e Khashoggit, përfshirë edhe Mohammed bin Salman që përmendet në raportin e Inteligjencës dhe se në këtë kuptim duhet të pengohet dhënia e vizës amerikane edhe për princin e kurorës.
Gjithashtu në projektligj u përfshi edhe një pikë për informimin e Kongresit nëse janë apo jo në përputhje me ligjet e SHBA-së përdorimi i armëve që SHBA-ja i ka shitur Arabisë Saudite.
Edhe pse ka një rrugë të gjatë për ligjërimin e projektligjit, tërhiqet vëmendja në rëndësinë e shfaqjes së hapave të kundërt në Kongres menjëherë pas vendimit të administratës së Joe Biden për zbatimin e sanksioneve ndaj Bin Salman.
Administrata e Bidenit e cila shkaktoi reagime në opinionin publik dhe mediat amerikane për shkak se nuk ndërmori ndonjë hap kundër Bin Salman, vendosi sanksione për 76 shtetas sauditë, përfshirë edhe personat për të cilët thuhet se janë përfshirë në vrasje.
Jamal Khashoggi, kolumnist në gazetën “Ëashington Post” dhe i cili njihej për kritikat e tij ndaj Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, më 2 tetor 2018 hyri dhe nuk doli më nga Konsullata e Arabisë Saudite në Stamboll. Më pas u zbulua se Khashoggi u vra në konsullatë dhe më pas trupi i tij u copëtua.