Dorëzoi raportin e KE për Shqipërinë, ambasadori Soreka: Prioritet, lufta kundër korrupsionit

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luixhi Soreka (o. Luigi Soreca), i ka dorëzuar qeverisë progresraportin e KE-së.
Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me zv.kryeministren Belinda Balluku, Soreka kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale.
“Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.
Shqipëria është angazhuar aktivisht dhe ka treguar një rang të lartë në procesin analitik. Dua të përgëzoj të gjithë skuadrën për përfaqësimin shumë të mirë të Shqipërisë në negociatat për BE. Objektivi ynë është që të hapim grupin thelbësore nga fundi i këtij viti. Kemi hyrë në pikën kulmore të procesit të negociatave. Shqipëria do ketë mundësinë të tregojë një angazhim të qartë për përparimin e reformave”, tha Soreka.
Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve.
“Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi ai.
Më tej Soreka kërkoi që të vijohet me reformën në drejtësi. “Vlerësojmë avancimin e procesit të vetingut dhe përfundimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, përfundoi ai.
Balluku: Shqipëria e vendosur të kryejë reforma të thella
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në një konferencë për mediat së bashku me z. Soreca e cilësoi raport progresin e KE-së për Shqipërinë si më pozitivin.
Zv/Kryeministrja Balluku shprehu vendosmërinë se, “Shqipëria mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e reformave të thella në të gjitha fushata për të përmbushur gjithë kriteret dhe standardet e BE por dhe për të arritur mirëqenien e çdo qytetari shqiptar”.
Balluku theksoi se raporti tregon ecurinë e mirë të reformave të ndërmarra nga qeveria dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit.
“Me kënaqësi të madhe se raporti është më pozitiv hartuar ndonjëherë për vendin tonë dhe që përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë ecurinë shumë të mirë për reformat e thella që ne kemi ndërmarrë dhe rezultatet e tyre konkrete në forcimin e shtetit të së drejtës, luftës kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit,” theksoi Balluku.
Ky raport, sipas Zv/Kryeministres është një vlerësim real, i drejtë dhe krejtësisht i pavarur i asaj që Shqipëria ka arritur përmes reformave ligjore, institucionale dhe ekonomike, efektet e të cilave janë në sytë e qytetarëve tanë por që marrin një rëndësi edhe më të madhe kur certifikohen nga BE që së bashku me SHBA, janë partnerët tanë kryesorë strategjikë.
“Nga korriku i vitit 2022 dhe deri më tani, Shqipëria dhe Komisioni Evropian kanë zhvilluar fazën e parë përgatitore pas çeljes së negociatave, atë të shqyrtimit analitik…sikurse evidentohet edhe në raport, nën koordinimin e krye negociatores dhe strukturave të reja të reformuara për negociatat e BE-së, institucionet shqiptare kanë mobilizuar burime të konsiderueshme për t’u angazhuar aktivisht në procesin e shqyrtimit dhe për t’u përgatitur për hapat e ardhshme të negociatave,“ u shpreh Balluku.
/rtsh.al/