Dorina Garuci shqiptarja e pare ne Konservatorin e Vjenes ne Musical
Ambicioze, e talentuar, plot pasion për artin dhe muzikën Dorina Garuci është vetëm 18 vjeçe, karrierën e saj do e fillonte 12 vite më parë në një nga konkurset e këngës që organizohet nga qëndra Kulturore e Fëmijëve Shkodër i titulluar “ Bilbilat e vegjël të Shkodres këndojnë”, më pas fituese e Gjeniut të Vogël, dhe që atëherë karriera e saj ka njohur vetëm ngritje. Dorina Garuci është shqiptarja e parë që regjistrohet në Konservatorin e Vjenës në degën e Musical-it, ajo arriti që mes 280 konkurentëve të jetë njëra nga 8 fitueset e këtij konkursi pranimi.
Me këtë rast ajo u prit nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Lorenc Luka i cili i kënaqur me arritjen e saj i shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton në stimulimin e talenteve. Dorina Garuci ka qëndruar për 5 muaj në Vjenë për përgatitjen mes 280 studentëve nga e gjithë bota, për të arritur këtë sukses të sajin që është edhe kalimi i konkursit pranues në një nga konservatorët më të njohur të botës siç është ai i Vjenës. Kanë qenë tri faza seleksionuese dhe në fund në finale Dorina Garuci është përzgjedhur mes 25 finalistëve njëra nga 8 më të mirat për të vazhduar shkollimin në degën Musical.