E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejt perfundimit diskutimi i projektligjit per Gjykaten Administrative

Komisioni parlamentar i Ligjeve është drejt përfundimit të diskutimit nen për nen të projektligjit për ngritjen e Gjykatës Administrative. Në mbledhjen e fundit, ka diskutuar dhe më pas ka miratuar nenet e fundit të draftit të propozuar nga qeveria, që lidhen me ekzekutimin e vendimeve të marra nga Gjykata Administrative. Mbetet që në seancën e së hënës së ardhshme të diskutohen neni që lidhen me funksionimin, përcaktimin i gjyqtarëve, numri i tyre dhe kriteret që duhen plotësuar nga gjyqatarët për të qenë pjesë Gjykatës Administrative. Pritet që në këtë mbledhje mazhoranca dh opozita të shkëmbejnë mendime të ndryshme, çka pritet që të shkaktoj debat. Me diskutimin dhe miratimin e këtij neni, përfundon diskutimi nen për nen e gjithë projektligjit. Mendohet se drafti, i cili i është nënshtruar amendamenteve të ndryshme do të kalojë për votim përfundimtar në seancën e ardhshme plenare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›