Doris Pak PS bllokade te turpshme integrimit
Eurodeputetja Doris Pak i ben apel opozites shqiptare te ulet ne tryeze me poziten per Kodin e ri Zgjedhor dhe e fajeson hapur ate qe smerr pjese ne disa vendime te rendesishme ne mbrojtje te interesave te qytetareve sic ishte rasti i votimit te ligjit per Gjykaten Administrative. Zgjedhjet e fundit kane qene me te mirat deri tani. ODHIR-i e deklaroi kete te gjithe e deklaruan kete duke perfshire edhe komisioneret socialiste shqiptare. Por sapo u formua qeveria lideri i opozites filloi te kontestonte zgjedhjet deri sot duke thene se duhen hapur kutite e votimit pasi zgjedhjet nuk ishin te ndershme. Kjo eshte nje loje e keqe. Nese lideri i opozites dhe opozita jane vertet te interesuar per zgjedhje te ndershme atehere le te ulen ne nje tryeze. Pashe rastin e votimit per Gjykaten Administrative qe lidhet me fondin e SHBA-ve dhe mendoj se eshte e turpshme dhe per opoziten shqiptare qe smerr pjese ne disa vendime ne mbrojtje te interesave te qytetareve shqiptare ka deklaruar Pak. Ne nje interviste dhene per televizionin Klan qe nga Brukseli Doris Pak shprehet se sjellja e opozites dhe vendimet qe ka marre qe nga zgjedhjet e vitit ta kaluar mund te krijojne nje imazh te gabuar per vendin ne momentin qe ne BE diskutohet per ceshtje kyce qe kane te bejne me integrimin e Shqiperise. Une mendoj se me sjelljen qe po ben opozita po u jep nje arsye atyre qe nuk duan qe te kete liberalizim vizash dhe une mendoj se kjo eshte e turpshme. Une ndjehem keq per kete dhe mendoj se njerezit e opozites duhet ta kuptojne kete gje u shpreh Pak. Ne intervisten e saj Doris Pak ka folur dhe per Kosoven dhe nisjen e bisedimeve me Beogradin. Ajo ka komentuar dhe zhvillimet politike ne Prishtine. Sipas saj ne nje vend te ri si Kosova ku demokracia nuk eshte forcuar ende lojerat politike per interesa partiake nuk i sherbejne stabilitetit te ketij vendi. Ne lidhje me zhvillimet ne rajon ajo shprehet se BE po pergatitet se shpejti qe te organizoje fillimisht nje takim simbolik Prishtine-Beograd.
A mendoni se doreheqja e Presidentit Sejdiu mund te demtoje situaten e Kosoves
Fatkeqesisht situata politike atje nuk eshte shume e stabilizuar sepse institucionet e ketij vendi nuk kane shume kohe qe jane krijuar. Eshte nje demokraci e re qe nuk eshte ende e forte dhe keto lojera politike mund te jene te rrezikshme. Une jam shume e trishtuar qe shoh se nje pjese e politikes ka lene qeverine nje kohe kur stabiliteti ne qeverisje eshte shume i domosdoshem.
Ju do te shkoni ne Kosove dhe kete here do te merrni nje cmim. Cfare do tu thoni kosovareve
Perpara se te merrnin pavaresine une kam shkuar shume here atje. Jam perpjekur ti ndihmoj dhe u kam thene qe te jene te duruar per pavaresine. Gjate kesaj kohe atje kam pasur dhe zene shume miq qe nga ish-Presidenti Ibrahim Rugova Bujar Bukoshi Demaci etj kjo ka qene nje kohe kur une isha shume e perfshire ne ceshtjen qe kishte te bente me pavaresine. Por edhe tani kam marredhenie shume te mira me qeverine me Kryeministrin disa prej ministrave i kam miq. Do u them ate qe i thuhet nje miku. Te gjithe e dine qe jam nje mike e Kosoves dhe e serbeve qe jetojne atje. Nese them dicka pozitive e them se me pelqen Kosova dhe me pelqejne njerezit qe jetojne atje.
Nje tjeter vend qe do te vizitoni eshte Shqiperia e cila perjeton aktualisht nje situate politike qe i shqeteson evropianet. Vete komsioneri Fule i dha nje tjeter shans paleve ne vend per kapercimin e situates politike ne diten qe mbeten deri ne 9 nentor dite kur Komisioni Evropian do te shpalle vendimin per statusin e vendit kandidat. Ai duket se beson se ndoshta mund te ndodh nje mrekulli keto dite. Ju i besoni mrekullive
Une besoj ne mrekulli por nuk besoj shume mrekulline e politikes shqiptare sepse njoh politikanet aty. Nese ata nuk kane arritur te gjejne gjuhen e perbashket brenda nje viti kjo eshte e veshtire qe te zgjidhet brenda pak ditesh por ende mendoj se kjo mund te jete e mundur. Per mua eshte e papranueshme qe politikanet te marrin peng gjithe vendin dhe te gjithe qytetaret. Kjo eshte e turpshme dhe ju e dini se une jam e njohur per qendrimin tim te rrepte ndaj te gjitha qeverive dhe te gjitha forcave politike. Asnje smund te me akuzoje mua qe jam e njeanshme per zgjedhjet ne Shqiperi dhe qe ne fund te fundit kane qene me te mirat deri tani. ODHIR-i e deklaroi kete te gjithe e deklaruan kete duke perfshire edhe komisioneret socialiste shqiptare. Por sapo u formua qeveria lideri i opozites filloi te kontestonte zgjedhjet deri sot duke thene se duhen hapur kutite e votimit pasi zgjedhjet nuk ishin te ndershme. Kjo eshte nje loje e keqe. Nese lideri i opozites dhe opozita jane vertet te interesuar per zgjedhje te ndershme atehere le te ulen ne nje tryeze me poziten dhe te punojne per Kodin e ri Zgjedhor dhe zgjedhjet lokale ne maj. Pse nuk e bejne keta ata. Edhe nese ka pasura parregullsi sic pretendon lideri i opozites duke kundershtuar gjithe komunitetin nderkombetar qe i ka njohur keto zgjedhje si me te mirat deri me tani pse nuk ulen qe te perfundojne Kodin per zgjedhjet lokale. Madje me lejoni qe tu rikujtoje se Kodi per te cilin ata qahen tani e kane bere vete bashke me perfaqesuesit e qeverise. Qeveria eshte gatshme qe te marre cfaredolloj propozimi nga ana e opozites. Pashe qe lideri i opozites u paraqit nje here ne tryezen e partive politike per reformen zgjedhore por kjo nuk eshte e mjaftueshme. Forcat politike duhet te jene te pranishme jo vetem per Kodin por edhe te kryejne rolin e tyre. Eshte e pakuptueshme sesi nje parti politike mund te refuzoje te votoje per ligje shume te rendesishme per te cilat kerkohet votimi me tre te pestat. Pashe rastin e votimit per gjykaten administrative qe lidhet me fondin e SHBA-ve dhe mendoj se eshte e turpshme dhe per opoziten shqiptare qe smerr pjese ne disa vendime ne mbrojtje te interesave te qytetareve shqiptare. Une e kam thene shpesh here kete gje por sic duket nuk do te me degjoje njeri. Une mendoj se ky eshte nje problem per vendin dhe qytetetareve shqiptare u ka ardhur ne maje te hundes me keto zenie politike. Vendi ka nevoje per nje qeveri te mire nje Parlament te forte dhe nje opozite konstruktive qe te mbroje interesin e qytetareve per tju pergjigjur sfidave ekonomike dhe papunesise. Qytetaret shqiptare kane votuar qershorin e shkuar disa per qeverine dhe disa per opoziten une mendoj se vota e tyre duhet respektuar.
Per te kuptuar sesa shokuese mund te duket situata ne Shqiperi ne syte e nje evropiani perpiqem qe per nje moment te vihem ne pozicionin tuaja apo te komsionerit Fyle dhe te analizoje situaten ne vend. Si mund te vleresohet situata e nje vendi qe ne momentin me te rendesishem te integrimit perballet me 9 muaj bojkot pastaj greve urie pastaj serish bojkot dhe jo funksionim te duhur te Kuvendit. A mund te na kuptoje Brukseli ne
Jo Brukseli nuk mund ta kuptoje. Une po pasi i njoh politikanet shqiptare dhe informohem cdo dite mbi situaten ne Shqiperi. Por personat e tjere qe nuk merren me situaten ne Shqiperi nuk mund te kuptojne se cfare behet. Kur shohin kete klime konfliktuale ata thone ky vend nuk e meriton qe ti hapin driten jeshile per statusin e vendit kandidat dhe ky eshte problemi. Une per kete fajesoj opoziten shqiptare pasi me sjelljet e saj ajo po percjell nje imazh te keq per vendin dhe po forcon mendimin e atyre qe nuk duan integrimin e Shqiperise ne BE. Kjo eshte vertete e turpshme. Shpresoj se deputetet e arsyeshem te PS-se do te mund te bindin liderin e tyre te pranoje se zgjedhjet jane te pranueshme edhe me disa parregullsi pasi ne asnje vend te botes nuk ka zgjedhje pa asnje lloj problemi. Shqiperia ka arritur shume progres vitet e fundit te gjithe ketu ne Bruksel e kane vleresuar e pikerisht ne nje moment kaq kyc per vendin na vjen bojkoti per 9 muaj dhe nje situate shume e komplikuar dhe e cuditshme. Shqiperia nuk ka probleme fetare nuk ka probleme etnike dhe ju nuk keni perjetuar as lufte. Dakord ju keni pasur 50 vite komunizmin e Enver Hoxhes por u bene 20 vite tani qe diktatura ka mbaruar dhe nuk ka vend fare per lojera te tilla politike. Edhe qytetaret e Shqiperise duhet te ankohen per keto lojera dhe ata sduhet qe te na presin ne qe ti themi keto gjera. Shpresoj qe politikanet shqiptare te degjojne interesin e popullit. Nuk e di nese qeveria mund te ofroje zgjidhje te tjera ndaj opozites nuk e di nese ka me zgjidhje te tjera brenda kuadrit ligjor.
Sipas jush e ka bere qeveria ate qe duhet
Me aq sa jam informuar dhe une e kam informacionin time me politikane dhe njerez qe nuk jane ne qeveri qeveria ka bere ate qe mundej. Tani opozita duhet te tregohet serioze dhe duhet te shoh para per ne zgjedhjet e ardhshme. Ka gjithmone zgjedhje te tjera dhe ska pse te fiksohen vetem te zgjedhjet e shkuara qe gjithsesi ishin me te mirat deri tani aq me teper kur ka kaluar 1 vit nga keto zgjedhje.
Nga ana tjeter duket se kemi nje lajm te mire pasi BE-ja do te votoje pro heqjes se vizave per Shqiptarine dhe Bosnjen....
Nuk kam gje tjeter per te thene vecse te pergezoj maturitetet per fushaten qe po bejne ku po bejne te qarte se liberalizimi i vizave nuk eshte per te kerkuar pune apo per azil sepse ju nuk jini nje vend qe ka turbullira politike Shqiperia eshte nje vend shume i mire dhe njerezit mund te jetojne normalisht. Nuk ka sens per te kerkuar azil ne nje vend tjeter sic po bejne shume serbe. Eshte shume mire qe mesazhi po percohet jo vetem ne nivel kombetar por edhe ne ate lokal. Kemi patur nje takim me ambasadoren shqiptare znj. Halimi dhe ajo na informoi se fushata po behet edhe ne zonat me te thella rurale. Shpresojme se kjo strategji do te funksionoje. Nderkohe ne jemi perballur me rritjen e numrit te azilkerkuese nga Maqedonia dhe Serbia dhe dua te kujtoj se qytetaret evropiane jane te trembur nga kjo vale azilkerkuesish. Kjo pasi ne kemi dhe fqinjet e Evropes lindore qe kur shohin se evropianet e Evropes juglindore mund te qarkullojne pa viza edhe ata duan te qarkullojne pa viza. Ajo qe BE beri per Ballkanin eshte shume e mire pasi ky rajon ka qene i privuar dhe qytetaret e tij duhet ta ndjejne veten te mirepritur ne BE si evropiane qe jane. Por jo per te punuar ndoshta ne nje te ardhme te aferme do te kemi vende pune sepse popullsia e BE po plaket per shkak te lindjeve te pakta. Pra ndoshta me vone dicka do te ndryshoje dhe do te jemi te lumtur qe te presim te rinjte shqiptare ose nga vendet e tjera te rajonit por aktualisht ne nuk kemi vende pune per tu ofruar.
A ka qene kjo me e mire se ajo maqedonase dhe serbe
Po por ata nuk e kane bere ne fushate te tille ne fillime sepse ndoshta nuk e kane pritur nje vale te tille azilkerkuesish dhe vetem tani qe kane pare qe ka autobuse qe vijne nga Maqedonia apo Serbia po marrin masa. Ju e bete sepse pate se cfare ndodhi me keto vende dhe nuk doni qe te perserisni te njejtat gabime. Pra kishit nje shans qe te benit me mire dhe e bete.
A mendoni se vizita juaj ne Shqiperi se bashku me deputetet e tjere te PE-se do te ndryshoje dicka para dates 9
Kam pershtypjen se nuk mundte ndryshojme gje por ne kemi nje baze me te forte te shkembimeve mes parlamenteve. Kur une isha kryetare e delegacionit per Evropen Juglindore ne takoheshim vetem nje here ne vit. Tani takohemi disa here ne vit. Kjo eshte normale pasi Shqiperia ka avancuar ne procesin e integrimit procesi i Stabilizim Asocimit eshte ratifikuar dhe procesi per statusin e vendit kandidat vazhdon. Ne delegacionin qe do te vij nuk kemi pare shume eurocialiste qe duan te vijne. Eurosocialistet qe jane marre me Shqiperine gjate ketyre viteve duhet te tregojne me shume interes qe te shkojne ne Shqiperi pasi ata mund te flasin me liderin e opozites ndoshta me bindshem se sa une mund te flas me te. Do te ishte me mire sikur perberja e delegacionit te ishte me e larmishme.
Ju thoni se eursocialiste qe kane ndikim te opozita nuk do te jene
Shpresoj qe do te kete nje takim te suksesshem dhe do te kemi nje deklarate te perbashket kete radhe. Jo si radhen e shkuar qe nuk mundem as te nxirrnim nje deklarate. Kur une isha kryetare e delegacionit ne kishim debate dhe replika. Madje me kujtohet dhe zenka qe kisha me Nanon por nuk ka qene kurre keshtu. Ky eshte nje moment shume i pashpjegueshem dhe shpresoj qe te kapercehet nga politika shqiptare.
Marre me shkurtime me Televizioni Klan