Topi Per piramiden te vendoset me referendum

Kreu i shtetit eshte shprehur se zgjidhja e debatit te shperthyer kohet e fundit ne lidhje me ndertimin e Parlamentit te ri pikerisht ne vendin ku eshte Piramida e Enver Hoxhes mund te behet me referendum popullor. Ne nje interviste te regjistruar ne Tv News 24 Presidenti Bamir Topi ka kerkuar qe te merret pervoja e Zvicres e cila per gjene me te vogel vendos me referendum. Ne fakt kjo teme eshte disi delikate. Por natyrisht edhe une kam mendimet e mia. Ne nuk e kemi shansin sikurse e kane shoqerite perendimore te staxhionuara ne kuptimin e plote te fjales ne demokraci qe te kemi institucionin e referendumit per ta realizuar ne menyre te thjeshte dhe efikase. Kam parasysh ketu Zvicren qe ben referendume te shpeshta te shumta per ceshtje qe jane pjese e nje sensibiliteti te larte publik. Une sot jam ne kete pozicion eshte pergjigjur Topi ne lidhje me pyetjen e gazetarit se cili eshte qendrimi i tij ne lidhje me kete debat qe ka shperthyer kohet e fundit. Me thoni cfare pozicioni duhet te mbaj une sot ketu publikisht nderkohe qe publiku eshte i ndare Nuk do te ishte elegant nje mesazh i njeanshem qe mund te jape Presidenti qofte edhe si produkt i ndergjegjes se tij. Per shembull une do te isha dhe nje nga variantet sepse nese do te vendoset qe ne nje vendimmarrje Kuvendi i Shqiperise te behet atje natyrisht eshte ceshtje e vendimmarrjes deklaroi Presidenti. Sipas tij askush nuk mund te thote qe nje vendimmarrje eshte absolutisht e drejte ne ate sens sepse kane mendime te ndara. Nje nga mendimet e hershme ishte qe ai institucion te kthehej ne nje institucion ku te ishte ekspozuar pikerisht ai kalvari i vuajtjeve te njerezve qe jane vrare jane persekutuar jane roberuar jane perndjekur nga regjimi i Enver Hoxhes. Ky mund te ishte nje nga elementet gje qe nuk e kemi pare. Une nuk mund te mbaj sot pozicion. Ju e dini qe une jam shume i ndjeshem ne ceshtjet e te persekutuarve politike sepse jane pervec te tjerave eksperienca familjare edhe ne rrethin farefisnor dhe shoqeror deklaroi Topi. Sipas tij kur mungon ai lloj ekuilibri mungon edhe ky tjetri. Po ta kishim mundesine e referendumit referendumi do te zgjidhte nje moment ku te gjithe do te ishim me te qete. Fakti qe nuk eshte referendumi ka nje vendimmarrje. Une respektoj vendimmarrjen. Por vendimmarrjet nese do te vinin ne menyre konsultative te ekuilibruara do te ishin me te mirat sepse ne vendimmarrjet politike ka projeksione te ndjeshmerive qytetare qe jane te orientuar ne menyre natyrale ne formacione te ndryshme politike-tha Topi.