Dortmund dhe Leipzig ndalojnë, çmenduri 3-3 në Hoffenheim-Darmstadt

Java e 16-të e Bundesligës, vetëm një barazim për Borussia Dortmund, 1-1 me Mainz në Signal Iduna Park. Verdhezinjtë kaluan në avantazh me Brandt në minutën e 29-të, më pas van den Berg barazoi në minutën e 43-të.
I njëjti fat për Leipzig, i cili gjithashtu “dhuroi” një 1-1 në shtëpinë e Werder Bremen. Openda kaloi miqtë në avantazh në minutën e 47-të, ndërsa Njinmah shënoi golin e barazimit në minutën e 75-të.
Një barazim i çmendur 3-3 mes Hoffenhiem dhe Darmstadt, me vendasit që u arritën tri herë.