E Martë, 3 Nëntor 2026

Plagosja e 3 shtetasve grekë, arrestohet 1 shqiptar, në kërkim bashkëkombësi

Një shtetas shqiptarë është vënë në pranga nga autoritetet greke pas ngjarjes në Gazi, ku tre persona u qëlluan me armë. Personi i arrestuar, është bashkëautor në ngjarje, pasi ndihmoi autorin të largohej me automjet.

Policia ka bërë të mundur gjithashtu identifikimin e personit që qëlloi me armë pas një sherri në një klub tre qytetarët grekë, një prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Sikurse bëhet me dije nga mediat greke, dy shqiptarët janë emra të njohur për autoritetet. Ngjarja ndodhi orët e para të 16 dhjetorit brenda një klubi nate në Gazi. Policia nuk përjashton mundësinë se ngjarja mund të ketë zanafillë në larje hesapesh.

Policia ka gjetur në vendngjarje katër gëzhoja të cilat janë dërguar për analiza balistike.

Ka disa vlerësime për origjinën e tyre për shkak të bandave që veprojnë në Gazi megjithatë, autoritetet pritet të arrijnë në gjurmët e tyre nga mbledhjen e të dhënave dhe depozitat që ata marrin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›