E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dortmund i troket Barcelonës

Largimi i Mario Gotzes te Bayern Munchen në fund të sezonit, ka bërë që Borusia Dortmund të mendoj që tani për pasuesin e tij në skuadër. Mediat spanjolle shkruajnë se Dortmund është i interesuar që në vend të Gotzes të sjellë talentin e Barcelonës, Gerard Deulofeu.

Talenti i Barcelona B llogaritet si talenti më i madh që ka tani Barcelona duke shënuar shumë gola në ligën e dytë të Spanjës.

Deulofeu nuk ka ende kontratë profesionale me Barcelonën, situatë të cilën Dortmund po mundohet të shfrytëzoj për blerjen e tij. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›