E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bandat e drogës e lidhin futbollistin dhe të dashurën e tij

Futbolli brazilian është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur këtë javë atje. Futbollisti i skuadrës Vasco De Gama, 22 vjeçari Bernardo është rrëymbyer se bashku me të dashurën e tij nga një bandë e drogës në Brazil.

Banda e quajtur Minor P e kishte lidhur në një shtëpi të pabanueshme Bernardon me të dashurën e tij duke i torturuar për një kohë të gjatë. Dyana, bukuroshja e grabitur ishte rrahur këmbëve duke i thënë se e meriton këtë për tradhëti.

Futbollisti i Fluminenses Wellington Silva dhe ai i Palmeiras, Charles thuhet se kanë ndërmjetuësuar lirimin e tyre nga bandat kriminale. Nuk përjashtohet se dy futbollistët kanë paguar shuma të mëdha parash për lirimin e shokut të tyre dhe të dashurës së tij.

Bernardo dhe e dashura Dayana kanë postuar foto në rrjetet sociale për të treguar se janë mirë tani./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›