E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun (ARSYET)

Dosja “Gërdeci”, shtyhet sërish seanca për Fatmir

Është shtyrë sërish seanca për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu lidhur me çështjen e Gërdecit.

Seanca është shtyrë pasi kanë munguar avokatët mbrojtës së ish-ministrit Fatmir Mediu. Ndërkohë, bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet më 7 qershor në orën 14:00.

Kjo është hera e dytë që shtyhet seanca me po të njëjtën arsye, pasi nuk janë paraqitur avokatët Mbojtës të Mediut. Dy avokatët e ish-ministrit, Henrik Ligori kishte paraqitur nëj raport mjekësore, ndërsa avokati tjetër Ardian Visha kishte paraqitur një fletëthirrje gjyqi që kishte në një proces tjetër në Durrës.

Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja e kanë konsideruar të paligjshëm pretendimin e avokatit dhe kërkuan të caktohet edhe një avokat nga shteti, i cili do të jetë Artan Simoni.

Mediu akuzohet për dy akuza të lidhura me “Shpërdorimin e detyrës” kryer në bashkëpunim.

Vepra e parë penale për të cilën ish-ministri i Mbrojtjes akuzohet, është ajo “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal, si dhe për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak-kuadër komandues, parashikuar në nenet 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak dhe neni 25 i Kodit Penal.

Kujtojmë që shpërthimi në Gërdec ndodhi më 15 mars (e shtunë) 2008, rreth orës 12:05 dhe nga shpërthimi humbën jetën të paktën 26 persona. Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, dha dorëheqjen pak ditë mbas tragjedisë.

Ai nuk pranoi se kishte përgjegjësi për shpërthimin ose ndonjë lidhje korruptive në tregtinë e armëve dhe u shpreh se dorëheqja nga posti ministror ishte një “…përgjegjësi morale.”

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›