E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Dosja I.M”, Meta i përgjigjet Ramës: Karikaturisti i preferuar i Sigurimit

Ish-Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili e akuzoi atë se po shantazhonte Autoritetin e Dosjeve pas publikimit të emrit të tij si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Në një postim në Facebook, Meta ka publikuar një shkrim të revistës së kohës së komunizmit “Në shërbim të popullit”, ku karikaturat janë realizuar nga Rama.

“Ju përshëndes me këtë karikaturë të karikaturistit të preferuar të Sigurimit, Edi apo Edvin Rama, përshtatur në një shkrim të revistës “Në shërbim të popullit”, 10 tetor 1983, ku çuditërisht në shkrimin e porositur nga Sigurimi flitet për heroizmin e një “Mata Hari” shqiptare të quajtur Neta”, shkruan Meta.

Me një postim në gjatë në Facebook, kryeministri Edi Rama theu heshtjen këtë të shtunë në lidhje me publikimin e informacioneve nga Autoriteti i Dosjeve mbi Ilir Metën, si ish-bashkëpunëtor i Autoritetit të Dosjeve. Kryeministri hodhi poshtë akuzat se qëndron ai pas kësaj çështje, teksa theksoi se kryetarja e Autoritetit të Dosjeve, Genta Sula nuk ka asnjë lidhje me politikën dhe se në atë post është propozuar pikërisht nga vetë Meta. Rama kërkoi votimin në Kuvend të ndryshimit të ligjit për dosjet, që do t’i hapte rrugën një hetimi të plotë mbi aktivitetin e bashkëpunëtorit me inicialet I.M në shërbim të Sigurimit të Shtetit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›