E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Dosja I.M”, Tedi Blushi i përgjigjet Ramës: Mashtron kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve e ka propozuar Meta

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi i ka drejtuar pesë pyetje kryeministrit Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit mbi informacionin e publikuar nga Autoriteti i Dosjeve se ish-presidenti Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Ai i kërkon Ramës që të përgjigjet se kush ia gjeti punën në revistën e sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe çfarë e lidh me spiunen Neta.

Blushi akuzon Ramën se mashtron kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve e ka propozuar Meta, duke e akuzuar se ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimet.

“Pesë pyetje për edi.k.r apo Edvin Kristaq Ramën dhe një sqarim.

1 Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama, a ke marrë rrogë apo honorare nga Sigurimi i Shtetit për punën që kryeje në revistën e këtij organi “Në shërbim të popullit”?

2Kush të gjeti punë në revistën e Sigurimit “Në shërbim të popullit” dhe në këmbim të çfarë?

3 Çfarë të lidh ty me spiunen “Neta” që karikaturove në revistën e Sigurimit?

4 A i ke ofruar Sigurimit ndonjë shërbim EKSTRA në 3 nëntor 1988. Kush ishte përkthyesi dhe çfarë të lidh ty me dosjen “Scavolini”? Po raportin ti e shkruajte?

5 Kush është spiuni i faktuar N.L dhe a je i sigurt që nuk re në kurthin e “Radio Lojës”?

Karikaturisti me pagesë i Sigurimit të Shtetit, Edi.K.R apo Edvin Kristaq Rama mashtron rëndë kur pretendon se kryetaren e Autoritetit të Dosjeve ia ka propozuar Meta.

Të gjithë e dinë se ajo ka qenë Zëvendësministre e Veliajt (djali i instruktore Shpresës), e preferuara e tij dhe e Ramës.

Për më tepër, që karikaturisti me pagesë i revistës së Sigurimit “Në shërbim të popullit”, e di më mirë se kushdo që takimet apo bisedat për të cilat pretendon janë të dokumentuara.

Gjithsesi nuk ka më vend për justifikime dhe alibi.

Ajo që ka ndodhur është shumë e rëndë dhe Rama është përgjegjësi kryesor që ka urdhëruar manipulimet dhe falsifikimiet.

Ka shumë gjëra që kanë çmim.

Por kurrë Dinjiteti dhe Nderi.

Djali i Netës i di shaka këto.

Më keq për të dhe tarallakët që e ndjekin në këtë marrëzi!

Boll u fshehe pas fustanit të grave dhe të mamit! përgjigju tani!“, shkruan Blushi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›