E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dosja Metamorfoza/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për ish-shefin e krimeve dhe 5 të tjerë

Gjykata e Posaçme pranoi gjykimin e shkurtuar për të pandehurit Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Besmir Murtati, Adrian Cenaj, Albert Prenga dhe Dedan Gjoni në këtë proces.

Çështja u nda për ish zëvendës drejtorin e policisë së Tiranës, Erzen Brecanin dhe ish efektiven e policisë, Jonida Babameto.

Të dy ata do të gjykohen me procedurë të zakonshme.

Gjithashtu gjykata shpalli moskompetencën duke dërguar dosjen në ngarkim të Breçanit dhe Babametos në Gjykatën e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›