E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja “Metamorfoza”, SPAK kërkon burg për Pëllumb Gjokën dhe Ardit Hasanbegajn

SPAK ka kërkuar 14 vite burg për biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 9 vite për ish-shefin e policisë Ardit Hasanbegaj në kuadër të dosjes “Metamorfoza”.

Sipas SPAK, nga zbërthimi i mesazheve në EncroChat dhe SKY ECC u zbuluan prova për përfshirjen e Gjokës në vrasjen me paramendim të Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër, në gusht 2020, si edhe në sigurimin e kushteve për vrasjen e disa personave të tjerë, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Ai akuzohet gjithashtu për korrupsion në drejtësi dhe armëmbajtje pa leje.

Hasanbegaj akuzohet për sigurim kushtesh për dy vrasje, ndërsa në këtë dosje janë të pandehur edhe ish-zyrtarë të tjerë të policisë, prokurorisë dhe anëtarë të grupit të Bajrave.

Seanca e radhës u shty për më 9 mars, kur priten konkluzionet e mbrojtjes.

Gazetare: Lusi Përgjegji

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›