E Diel, 1 Nëntor 2026

Danimarka mban zgjedhjet e parakohshme në mars, çështja e Groenlandës në qendër të vëmendjes

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka njoftuar mbajtjen e zgjedhje të parakohshme më 24 mars, duke i cilësuar katër vitet e ardhshme si “vendimtare” për vendin e saj.

“Ne si danezë dhe si evropianë do të duhet të qëndrojmë në këmbët tona. Ne duhet të përcaktojmë marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara”, i tha Frederiksen parlamentit.

Muajt ​​e fundit të politikës daneze janë dominuar nga kërcënimet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për të aneksuar Groenlandën, një territor gjysmë-autonom danez.

Duke njoftuar vendimin për të thirrur zgjedhje të parakohshme, kryeministrja Frederiksen i tha parlamentit se siguria “është dhe do të mbetet themeli i politikës daneze për shumë, shumë vite që do të vijnë”.

“Ne duhet të riarmatosemi për të siguruar paqen në kontinentin tonë. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar në Evropë dhe duhet të sigurojmë të ardhmen e Komonuelthit Danez – Danimarkës, Groenlandës dhe Ishujve Faroe. Nëse do të vazhdoj të jem kryeministrja juaj varet nga mandati i fortë që u jepni Social Demokratëve”, tha Frederiksen.

Trump nuk i ka braktisur planet e tij të zotërojnë Groenlandën për ta mbrojtur atë siç duhet, ndërsa bisedimet vazhdojnë mbi mënyrat e vendosjes së kontrollit të SHBA-së mbi të gjithë ishullin.

Si Danimarka ashtu edhe Groenlanda kanë thënë se nuk do të bien dakord t’ia lëshojnë sovranitetin SHBA-së. Aleatët e tyre evropianë janë bashkuar në mbështetje të tyre.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›