E Enjte, 5 Nëntor 2026

Dosja “Partizani”, SPAK merr të pandehur biznesmenin Bektashi

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Biznesmeni Fatmir Bektashi u paraqit në SPAK paraditen e sotme ku iu komunikua akuza e ngritur ndaj tij për çështjen “Partizani”. Bektashi është më masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Ditën e djeshme, SPAK mori të pandehur kreun e PD-së, Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi për të njëjtën çështje.

Sipas SPAK, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›