E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosja e ‘Sterilizimit’ –Shtyhet seanca në GJKKO për Ilir Beqajn

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë seancën për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj lidhur me dosjen e ‘Sterilizimit’ duke caktuar datën 27 nëntor për seancën e radhës.

Më 27 nëntor pritet të pritet të shqyrtohen pretendimet e palëve dhe kërkesat procedurale të mbrojtjes.

Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e akuzon ish-ministrin Beqaj për shpërdorim detyre sa i përket koncesionit të sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Referuar dosjes së Prokurorisë së Posaçme, bëhet e ditur se ish-ministri ka konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës në lidhje me procedurat e ndjekura për koncesionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë euro.

Sipas hetimeve të zhvilluara deri në këtë fazë, ish-ministri akuzohet për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike.

SPAK, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duhet të anulonte kontratën koncesionare të sterilizimit, pasi kompania fituese dha një ofertë më të lartë se sa vlera e përcaktuar nga autoriteti kontraktor.

Sipas dosjes së SPAK, Beqaj nuk mori asnjë masë për vënien në punë të qendrës së sterilizimit, por kaloi direkt të procedura e dhënies me koncesion të shërbimit për sterilizimin e pajisjeve mjekësore si dhe nuk parandaloi konfliktin e interesit mes biznesmenit Ilir Rrapaj dhe ish- zv.ministrit Klodian Rjepaj, si dhe kreu veprime që favorizuan kompaninë fituese.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›