E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku është paraqitur mesditën e sotme në SPAK.

Ai është shfaqur në mjediset e jashtme të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për t’u drejtuar më pas në hyrjen e këtij institucioni, ku deri më tani nuk bëhen të ditura arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Ashtu siç raporton pranë Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit,  gazetarja e RTSH-së, Flutura Tota, paraqitja në SPAK e Rrumbullakut bëhet për transferimin e një oficeri të Policisë Gjyqësore te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Berat çështje për të cilën është hetuar nga Prokuroria e Tiranës në kohen kur AMP drejtohej nga Florjan Sulejmani, çështje e cila po hetohet nga SPAK.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›