Dosja e kompleksit “Partizani”/ “A keni frikë se mund të arrestoheni”, Berisha: Nuk i druhem asgjëje

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar se ai nuk i druhet një arrestimi pas caktimit të masës së sigurisë për detyrim paraqitje të dhënë nga Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit pasi akuzohet për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Berisha theksoi se kjo do ta shumëfishojë reagimin e demokratëve dhe kauzën e opozitës.
“Asgjëje nuk i druhem unë. Unë e kam faktuar këtë gjë. Unë do të druhesha po të shihja se dëmtohej kauza. Por përkundrazi kjo ndihmon kauzën tonë, kjo shumëfishon Sali Berishën, në qindra mijëra, unë po luftoj për fitore”, u shpreh Berisha.
Ndërkaq, më herët, Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit caktoi sot masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndaj ish-kryeministrit Berisha si dhe i bllokoi pasaportën në kuadër të hetimeve të SPAK për privatizimin e kompleksit Partizani në kryeqytet.
Sipas kallëzimit në SPAK të depozituar nga Taulant Balla në vitin 2020, Berisha dhe Jamarbër Malltezi akuzon për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje e deklarim të rremë të pasurisë.
Po ditën e sotme u arrestua Malltezi dhe bashkëpunëtori i tij, ndërtuesi Fatmir Bektashi, i përfshirë në ndërtimet e pallateve në zonën ku ndodhej kompleksi sportiv.
Në vitin vitin 2020 Taulant Balla, që në atë kohë mbante postin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste paditi në SPAK, ish-kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi si përfitues direkt të pronave të kompleksit të ish-klub “Partizani” si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët e aksionerët e dy kompanive ndërtuese në kompleksin “Partizani”.
Lexoni më poshtë dosjen e plotë:
/rtsh.al/
/rtsh.al/