Dosja ne Prokurori nafta Virgin u shit ne treg
TIRANE - Doganat dhe portet dergojne ne prokurori dokumentacionin zyrtar qe hedh drite mbi levizjen e naftes Virgin pergjate viteve 2007-2009. Dokumentet ne fjale jane kerkuar nga prokuroria ne kuader te hetimeve qe po zhvillohen per kontrabanden e dyshuar te naftes se paperpunuar e cila dyshohet se eshte shitur brenda vendit. Burime nga prokuroria kane pohuar dje se grupi i hetimit i cili kishte kerkuar informacion per sasine e naftes Virgin qe ka dale jashte vendit ne vitet 2007-2009 ka marre ne dorezim dokumentacionin perkates. Menjehere pas depozitimit te dokumenteve ne prokurori hetuesit kane nisur te analizojne shifrat nga te cilat sipas akuzes rezulton se ka mosperputhje mes sasise se naftes se deklaruar ne porte dhe ne dogane me sasine qe eshte blere tek ARMO. Skema sipas prokurorise eshte e tille Albpetrol nxjerr naften nga vendburimet dhe lenden dore e pare ia kalon kompanise ARMO e cila kryen perpunimin dhe me pas prodhimin e naftes. Nga ky proces 70 per qind e lendes se marre nga Albpetrol kthehet ne nafte te paster D2 qe hidhet ne treg nga vete ARMO. Nderkohe krijohet 25-30 per qind mbetje nafte virgin e cila si rregull duhet te dergohet jashte vendit per tu perpunuar pasi ne Shqiperi nuk ekzistojne pajisjet per trajtimin e saj. ARMO ua ka shitur naften tri kompanive qe veprojne ne fushen e importimit te kesaj lende jashte vendit ku nafta e papaster perpunohet dhe me pas shperndahet ne treg. Duke iu referuar deklaratave te ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti prokuroria filloi nje hetim mbi ceshtjen e naftes Virgin. Dyshimi eshte se nje pjese e kesaj nafte per te shmangur shpenzimet nuk eshte derguar jashte vendit per perpunim por me dokumente false qe e shisnin ate si nafte e ardhur nga jashte u eshte shitur karburanteve ne vend. Prokuroria fillimisht ka verifikuar sasine e naftes Virgin e cila ka dale nga ARMO ku eshte blere nga tri kompani. Me pas hetuesit kane verifikuar sasine e naftes qe keto tri kompani kane deklaruar ne dogana dhe ne porte kryesisht ne portin e Vlores.