E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Gati protesta te papara

/ /

Kjo eshte pergjegjesi e Sali Berishes dhe ky eshte deshtimi me i madh i nje qeverie shqiptare ne procesin e integrimit Europian u shpreh Rama. Kete deklarate kreu socialist e beri pas takimit qe zhvilloi ne seline e PS-se me Drejtorin per Ballkanit Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme te Zgjerimit Pierre Mirel. Kryesocialisti e cilesoi refuzimin e KE nje tjeter tren te humbur per shqiptaret ndersa shtoi se keqqeverisja eshte shkaku kryesor i ketij vendimi dramatik. Deshiroj te ndaj me ju refuzimin dramatik te aplikimit per statusin kandidat te BE-se ndaj Shqiperise dramatik per faktin se Shqiperia humbet nje tjeter tren per te mberritur ne BE si kandidate per tu ulur ne tryezen e familjes europiane u shpreh Rama. Duke ndare shqetesimin me qytetaret kryesocialisti Rama tha dje se kjo eshte beteja e humbur e qeverise institucionet e se ciles nuk funksionojne. Ndaj me opinionin publik shqetesimin tim te madh se Sali Berisha ka deshtuar qeveria e tij ka deshtuar ky eshte momenti i ballafaqimit me te vertetat e hidhura te ketij raporti. Kjo shumice eshte e dale nga votat e vjedhura qeveris me vota te vjedhura. Institucioni ku te zgjedhurit e popullit diskutojne Parlamenti eshte nje institucion me problematike shume te rende qe drejtohet ne menyre abuzive nga kryetarja e tij. Ndajme te njejten pikepamje me KE per mosfunksionimin e Parlamentit jemi te shqetesuar dhe si mbyllim dot syte perpara kesaj te vertete deklaroi me tej Rama. Mosfunksionimin e Parlamentit kryesocialisti Rama e lidhi me menyren abuzive te drejtimit te ketij institucioni ndersa shton se bojkoti i opozites nuk solli krizen ne Parlament. Krizen nuk e solli bojkoti por Parlamenti eshte ne krize prej mosfunksionimit te demokracise u shpreh Rama ndersa i kerkoi kryeministrit Berisha te lexoje drejt ofertat e opozites me qellim Qe te mos humbim nje tjeter tren drejt BE. Gjate fjales te tij perpara mediave Rama e vuri theksin edhe tek nisja e protestave te vendoreve te papara ndonjehere sic u shpreh ai. Protestat nuk shterojne derisa ekziston deshira per tu dhene gjeneratave qe vijne nje te ardhme me te mire u shpreh kryesocialisti. Sipas tij PS eshte e gatshme te bashkepunoje me qeverine per reformen ne Gjyqesor por ajo me pare duhet te deshmoje se zbaton ligjet qe jane tashme te miratuara. Padyshim qe ne jemi te gatshem por absolutisht qe ne i qendrojme bindjes sone se Shqiperia perpara se te beje ligje te reja duhet te zbatoje ligjet qe ka. Qeveria perpara se te kerkoje konsensuse per ligje te reja duhet te tregoje se eshte e vullnetshme per te zbatuar ligjet ekzistuese duke filluar nga ligjet qe kemi aprovuar bashkerisht me konsensus dhe qe i ka katandisur ne letra pa vlere duke i shkelur me kembe dhe duke vepruar ne kundershtim flagrant me to sic eshte edhe rasti i Kodit Zgjedhor te Republikes se Shqiperise u shpreh Rama. Statusi Dade Fajin e ka qeveria

Pergjigja negative qe Komisioni Evropian i dha kerkeses se Shqiperise per anetaresim ne Bashkimin Evropian sipas sekretares per Marredheniet me Jashte ne PS Arta Dade ka ardhur nga kokefortesia e shumices per moszgjidhjen e krizes politike ne vend. Gjate nje interviste ne radion BBC Dade tha se vendimi i KE-se eshte nje lajm i keq per axhenden integruese te vendit. Padyshim qe eshte nje lajm i keq ne axhenden europiane te Shqiperise por nuk eshte nje zhvillim i papritur edhe per arsyet qe mesazhet nga Brukseli kane qene mjaft te qarta per politiken shqiptare.
Pikerisht kriza politike vazhdon te mbetet e tille jo per shkak dhe per faj te opozites por per shkak te maxhorances dhe shurdherise se kryeministrit Berisha kundrejt sugjerimeve dhe kerkesave qe kane ardhur nga organizmat euro-atlantike u shpreh Dade.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›