Dosjet, BE mbron Kushtetuesen

Nje deklarate zyrtare e BE-se, shperndare nga ambasada e Cekise qe mban presidencen kerkohet serish ndryshimi i tij dhe vleresohet se Ligji i Lustracionit duhet te karakterizohet nga nje konsultim me i gjere.
Deklarata, qe eshte bere publike pak minuta me pare kerkon nga qeveria rivleresimin e tij, pasi ligji duhet te plotesoje standardet dhe ka nje efekt politik shume te gjere.
Ne deklarate kerkohet nga qeveria qe te respektoje shtetin ligjor dhe institucionet e pavarura, duke iu referuar ne kete menyre Gjykates Kushtetuese, e vene nen presion nga mazhoranca. Deklarata e BE-se kerkon nga ana tjeter qe Gjykata Kushtetuese te marre nje vendim per ligjin perpara se ai te hyje ne fuqi.