E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dibër, nxënësja denoncon mësuesin për përdhunim

Policia e Dibrës ka vënë në pranga mësusin 50 vjecar të shkollës së fshatit Klenjë Trebish, pas një denoncimi nga nxënësja e tij 14 vjecare. Vajza ka akuzuar mësuesin e matematikes për dhunë seksuale të vazhdueshme ndaj saj, në ambientet e shkollës së fshatit. 

DIBER- Një 14 vjecare nxënëse e shkollës 9-vjecare në fshatin Klenjë Trebish ka denoncuar në komisariatin e Policisë së Dibrës, dhunën seksuale sistematike që ushtrohej mbi të nga mësuesi i saj. Denoncimi i rrallë ka vënë në lëvizje strukturat e policisë së Dibrës, të cilat kanë vënë menjëherë në pranga mësuesin e akuzuar për abuzime seksuale me të mitur.
Mësuesi i matematikës, 50-vjecari Gëzim Cela është arrestuar në banesën e tij, ndërsa 14 vjecarja me iniciale S.S ka vënë në dijeni edhe prindërit e saj të cilët janë alarmuar nga ajo cfarë kanë mësuar.
Sipas deponimit të të miturës në polici, mësuesi 50 vjecar kishte kryer disa herë marëdhënie seksuale me dhunë me të, dhe gjithcka ka ndodhur në ambientet e shkollës 9 vjecare të fshatit.
(e.n/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›