E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dozat e kanabisit gati për shitje, pranga 20-vjeçarit në Berat

Një 20-vjeçar, i cili posedonte qindra doza kanabisi në automjet dhe makinë me qëllim shitjen është arrestuar në Berat.

Policia njofton se në kuadër të operacionit “Tempulli” u vu në pranga D. B., 20 vjeç, banues në Berat.

Nga kontrollet në automjetin që drejtonte 20-vjeçari dhe në banesën e tij, Policia gjeti sasi të lëndës narkotike cannabis sativa, të ndara në qindra doza, për t’i shitur në lagje të ndryshme të qytetit.

Lënda narkotike e gjetur, u sekuestrua nga uniformat blu./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›