E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draft-rezoluta, sot takim Patozi-Ruçi

Dy krerët e grupeve pritet të diskutojnë sot mbi krijimin e rezolutës për të gjetur një zgjidhje për krizën dhe për të bërë hetimin e zgjedhjeve.

Takimi pritet të zhvillohet në selinë e Kuvendit, por ende nuk ka një orar të saktë. Ky është takimi i radhës pas atij të djeshëm dhe takimi sotëm pritet të ketë rezultate konkrete.

Kështu do të nisë krijimi i një draft-rezolute që pritet të marrë votën e të dyja palëve në Kuvend, çka më pas do të çojë në krijimin e një komisioni parlamentare hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të shkuar.

është rënë dakord gjithashtu krijimi i komisionit të ri hetimor, i cili do të drejtohet nga opozita, rast i rrallë ky pasi komisionet përgjithësisht drejtohet nga shumica në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›