E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draghi Ekonomia evropiane e brishte edhe ne 2013

Ekonomia europiane do të vijojë të jetë e brishtë edhe përgjatë vitit të ardhshëm. Është ky parashikimi i bërë nga Banka Qëndrore Europiane.
Pas mbledhjes së bordit drejtues presidenti i bankës Mario Draghi raporton se norma bazë e euros do të mbetet e pandryshuar në nivelin më të ulët historik.

“Ekonomia do ta rimarrë veten në mënyrë të ngadaltë përgjatë pjesës së dytë të vitit të ardhshëm me një rritje me 0,3%.gjatë 2-13-ës inflacioni do të ulet poshtë kufirit të 2%. Tremujori i fundit i 2012-ës do të mbetet në negative mes 0,6 dhe 0,4%. Megjithatë tregjet kanë treguar së fundmi një proces përmirësimi”.

Kryeguvernatori europian ka theksuar mbështetjen që Banka Qëndrore do të vijojë të japë për sistemin bankar duke i furnizuar me likuiditet të pakufizuar bankat deri sa të jetë e nevojshme.
“E rëndësishme është të vijojmë rrugën e survejimit drejt bashkimit bankar europian. Instituti i Frankfurtit do të ndjek me interes diskutimet në këshillin e BE të dhjetorit”.
Për herë të parë teknicienët e Eurosistemit kanë folur për pritjet e ekonomisë në vitin 2014, ku parashikohet një ecuri pozitive deri edhe në 2,2%.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›