E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet e vdekur infermierja qe foli per shtatzanine e Kate

U gjend e vdekur pasi dha informacione për shtatzaninë e dukeshës së Kembrixhit.

Punonjësja e spitalit King Edward VII ra viktimë e mashtrimit të një radioje australiane.

Policia britanike gjeti trupin e pajetë të Jacintha Saldanha Dyshimet e para të autoriteteve britanike është se bëhet fjalë për një vetëvrasje, por asgjë nuk është përfundimtare dhe hetimet kanë nisur.

Spitali ku ishte e punësuar prej më shumë se 4 vitesh lëshoi një deklaratë ku shprehte ngushëllimet për humbjen e jetës së saj.

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate po ashtu kanë shprehur “keqardhjen e tyre të thellë” për humbjen e jetës së infermieres.

Gjatë kohës që bashkëshortja e William qëndroi nën kujdesin e mjekëve, një radio australiane mori në telefon spitalin për të kërkuar informacione rreth shëndetit të Kate duke u prezantuar si Mbretëresha Elisabeth dhe Princi Charles.
Infermierja u dha informacion të detajuar që menjëherë u përhap nga radio e më pas u mor edhe nga mediat e tjera.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›