E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dramë në Argjentinë, Balanta vdes gjatë stërvitjes

Futbolli kolumbian në zi. Andres Balanta vdiq papritur në moshën 22-vjeçare gjatë një seance stërvitore. Qendërmbrojtësi konsiderohej gjerësisht si një perspektivë e shkëlqyer dhe vitin e kaluar ai fitoi titullin me Deportivo Cali, dhe aktualisht ishte i huazuar te skuadra argjentinase Atletico Tucuman.

Balanta u rrëzua përtokë pa ndjenja ditën e djeshme teksa stërvitej me skuadrën e tij, ndoshta për shkak të një ataku kardiak dhe më pas ndërroi jetë menjëherë në spital. “Atletico Tucuman ndjen keqardhje që konfirmoi vdekjen e futbollistit kolumbian Andres Balanta. Ne përqafojmë dhe shoqërojmë familjen dhe miqtë tuaj me respekt të thellë në këtë kohë”, thuhet në një postim në Tëitter nga klubi argjentinas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›