Drashkovic Askush smund ti ndaloje serbet te votojne
Duke argumentuar vendimin e partise se tij per te marre pjese ne zgjedhjet e Kosoves nderkohe qe Beogradi zyrtar ende nuk e ka percaktuar qendrimin e tij final nese do tu kerkoje serbeve te marrin pjese ose jo ne zgjedhjet kosovare kryetari i SPO-se Drashkovic i cituar sot nga media serbe vuri ne dukje se ne vleresuam se pjesemarrja ne zgjedhje eshte ne interesin me te madh te serbeve ne Kosove se kjo pjesemarrje eshte ne perputhje me interesat kombetare e shteterore tona.
Sipas tij nese ne dialogun e ardhshem mes Beogradit dhe Prishtines kerkesat e pales serbe do te synojne garancite europiane dhe statusin europian te serbeve ne Kosove qe serbet dhe komunat e administratat e tyre veteqeverisese te kene lidhje te drejtperdrejta kulturore shpirterore e ekonomike me shtetin serb si dhe garancite europiane per statusin e vecante te trashegimise kulturore e fetare te popullit serb ne kete territor atehere eshte ne interesin me te madh te popullit serb ne Kosove dhe te Serbise qe zeri i serbeve te degjohet edhe ne Parlamentin ne Prishtine.
Drashkovici konsideron se ky ze do te jete shume me i larte nese qeveria serbe vendos qe tu beje thirrje serbeve qe te marrin pjese ne zgjedhjet e Kosoves. Nese do te merrnim pjese ne zgjedhje ne do te kishim rastin qe te fitonim ndoshta edhe 30 mandate deputetesh nga 120 qe ka gjithsej Parlamenti i Kosoves dhe kjo do te perbente nje force te madhe te serbeve te popullit serb dhe te vete Serbise ne Parlamentin kosovar theksoi ai duke shtuar se per fat te keq ende nuk kemi nje vendim te tille nga qeveria serbe.
Ne fund te prononcimit te tij pas mbledhjes se Keshillit Drejtues te SPO-s Drashkovici vuri ne dukje se askush ne Beograd nuk ka te drejte qe tu kerkoje serbeve ne Kosove qe ata ti bojkotojne zgjedhjet sepse ajo eshte lufta e tyre per te drejtat e veta dhe se kjo lufte eshte ne favor te interesave kombetare dhe shteterore. Me keqardhje ne vume ne dukje faktin se qeveria serbe edhe mbas marreveshjes se Presidentit Boris Tadic me perfaqesuesen e larte te BE-se per politiken e jashtme Ketrin Eshton dhe mbas miratimit te Rezolutes per Kosoven ne OKB akoma nuk u ka bere thirrje serbeve kosovare qe te marrin pjese ne mase ne zgjedhjet parlamentare te Kosoves gje qe do ti sherbente edhe pozites bashkebiseduese te Serbise ne dialogun e ardhshem me autoritetet e Prishtines vuri ne dukje kryetari i SPO-s serbe.