Greqi PASOKkryeson ne 8 prej13 rajoneve elektorale
ATHINE-Partia Socialiste Pasok kryeson ne tete prej 13 rajoneve ne zgjedhjet administrative ne Greqi perfshi rajonin themelor te Atikes sipas informacioneve te bere publike pak me pare Ministria e Brendshme permes nje deklarate ne baze te numerimit te rreth 10 per qind te votave.
Ne tre prej tete rajoneve ku Pasoku kryeson ne mbeshtetje zgjedhore ky avantazh eshte i lehte krahasuar me perqindjen e votave te marra nga qendra e djathte.
Nderkohe qe ne 5 rajonet e tjera qendra e djathte kryeson.
I vetmi rajon qe kalon turnin e pare te votimeve administrative ku ka arritur te fitoje Pasoku eshte Kreta.
Ora 2050- Zgjedhjet lokale ne Greqi mbyllen qendrat e votimit
Qendrat e votimit jane mbyllur ne Greqi pasi zgjedhesit dolen per te votuar ne zgjedhjet lokale te konsideruara si nje test per programin e ashper ekonomik te qeverise Papandreu.
Ky i fundit ka premtuar se do te kerkoje zgjedhje te parakohshme nese votuesit nuk mbeshtesin masat e ndermarra nga ekzekutivi.
Sondazhet e opinionit publik perpara votimit parashikojne nje kryesim te kandidatit te partise ne pushtet per zonen e Athines qe eshte dhe rajoni me i madh administrativ ne vend.
Rezultatet e para priten brenda pak oresh dhe zyrtaret thone se Papandreu do te beje sot ne mbremje nje njoftim lidhur me vendimin e tij per zgjedhje te parakohshme.
Votimi ka marre permasa kombetare pasi opozita i ka bere thirrje votuesve te kthejne fleten e tyre te votimit ne nje mesazh kunder reformave ekonomike te bazuara ne memorandumin e rene dakord me Bashkimin Europian dhe Fondin Monetar Nderkombetar.
Ndryshe nga zgjjedhjet e tjera per here te pare ne Greqi kane votuar edhe emigrantet perfshire edhe ata shqiptare. Por shqiptaret ne Greqi pervecse kane te drejte vote ishin te perfshire edhe ne listat e kandidateve qe ka shpallur secila parti.
Mes shume kandidateve shqiptare ishte edhe Foto Strakosha ish portjeri i Kombetares sone te futbollit ne listat e PASOK.
e.n/news24/BalkanWeb