Drashkovic Serbet te dalin ne zgjedhje
Politikani serb Vuk Drashkovic ka deklaruar sot se do te ishte ne interesin e serbeve te Kosoves pjesemarrja ne zgjedhjet e jashtezakonshme qe shteti i ri do te mbaje me 12 dhjetor.
Deklaratat e disa ministrave tane se nuk jane pjekur kushtet per pjesemarrjen e serbeve ne zgjedhje jane vazhdim i strategjise se gabuar shteterore ka pohuar Drashkovic.
Sipas tij tashme ekzistojne te gjitha kushtet qe serbet e Kosoves te mos jene me pengje te askujt.
Ata jetojne ne Kosove dhe askush nuk ka te drejte tu jape leksione patriotizmi. Nuk jane ata qe e kane humbur sovranitetin e shtetit te Serbise ndaj Kosoves. Perkundrazi ata jane viktimat me te medha ka theksuar Drashkovic.