E Shtunë, 31 Tetor 2026

Draxler i jep përgjigje Realit

Talenti i Schalke 04, gjermani Julian Draxler ka marrë një ofertë tejet serioze nga Real Madrid.

Sipas gazetës gjermane “Bild”, Real Madridi i ka ofruar 30 milion euro për Draxler. Por ka qenë vetë lojtari ai që ka refuzuar largimin nga skuadra gjermane.

Sulmuesi gjerman ka thënë se dëshiron që të qëndroj në Schalke për të luajtur me këtë skuadër në Ligën e Kampionëve, ndërsa synon të zë vend me Gjermaninë ne Kupën e Botës.

12 milion euro në vit thuhet se i ka ofruar Reali talentit gjerman. Ditë më parë, Draxler e ka refuzuar edhe një ofertë nga Manchester City./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›