E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Dream Team" shkateron Spanjen ne basketboll

Basketbollistet amerikane duket se jane te vendosur qe nga Pekini te kthehen me medalje te arte. Ata nje gje te tille e deshmuan ne duel me favoriten e dyte te turneut olimpik, Spanjen, duke e mposhtur, me rezultat 119-82. "Nuk jam aspak i kenaqur me lojen e treguar. Kemi humbur madje 28 topa dhe natyrisht se kjo kushton me humbje", ka theksuar ylli i spanjolleve, Pol Gasol, i cili eshte elementi i vetem qe mund t'u kundervihet asave te SHBA-ve. "Megjithate kjo humbje eshte nje leksion i mire per ne. Tash jemi te vetedijshem se duhet te japim shume me teper nga vetja per te luajtur ne nivelin e larte, ne menyre qe te jemi te barabarte me kombetaren e SHBA-ve", ka nenvizuar Gasol, lojtari qe militon me Los Anxhelos Lejkers ne NBA-ne amerikane. Nderkohe, Karmelo Entoni, i cili aktivizohet me Denver Naxhets, ka qene tejet i kenaqur me lojen e SHBA-se. "Ishim te perqendruar ne loje si kurre me pare, qe nga fillimi e deri ne fund te ndeshjes. Po luajme gjithnje e me mire dhe sigurisht se tashme te gjithe e kane te qarte se kemi ardhur ketu per te fituar medaljen e arte", ka theksuar Entoni. Perfaqesuesja e SHBA-se ka zhgenjyer fansat e saj me paraqitjen e bere ne Lojerat Olimpike te Athines, kur ata u klasifikuan te tretet ne bote, pas Argjentines, qe fitoi medaljen e arit, dhe Italise, qe meritoi medaljen e argjendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›