Grupi i baletit shqiptar, merr cmimin e pare ne Poloni
Nje tjeter vleresim per vallen dhe muziken popullore shqiptare. Kete radhe, nje cmim inkurajues shkon per shkollen e baletit dhe performancat e artisteve te rinj, jashte vendit. Grupi artistik shqiptar i "Shkolles Kombetare te Baletit", i perbere nga njembedhjete cifte balerinesh, ne nje prezence artistike prej tridhjete e kater artistesh dhe drejtuesish, mori cmimin e pare ne edicionin e tete te Takimit te Folklorit ne Bote, zhvilluar ne Poloni. Festivali, qe organizohej nen kujdesin e Ministrise se Kultures dhe Trashegimise Popullore te Polonise u mbajt ne datat 11-18 gusht dhe mori emrin "Integrim 2008". Ne kete Festival ishin te pranishem me grupe artistike disa vende, si: Shqiperia, Polonia (2 grupe), Maqedonia, Cekia, Turqia, Lituania. Synimi kryesor i organizatoreve te Festivalit ishte kontakti i drejtperdrejte i artisteve te rinj me publikun polak ne disa prej qyteteve te Polonise, pergjate nje jave artistike, mjaft te ngjeshur ne program, kompeticion dhe kualitete artistike. Ne kete festival rinor, grupet pjesemarrese shpalosen vlerat e muzikes dhe valleve te vendeve te tyre perfaqesuese, duke synuar te japin me te miren. Grupi shqiptar paraqiti nje larmi te madhe motivesh te valleve shqiptare, shumellojshmeri kostumesh dhe dinamizem e profesionalizem te nivelit te larte duke marre duartrokitje te gjata nga publiku polak. Keto vlera u cmuan nga te gjithe te pranishmit, te cilet e shfaqen hapur vleresimin e tyre per grupin shqiptar dhe performancat e tyre. Te gjitha trupat e ftuara dhane shfaqje ne disa prej shesheve te vendit duke prezantuar kenget dhe vallet ne nje dinamike te qarte, nderkohe qe vleresimi i tyre u be nga publiku permes nje sistemi te hapur. Kane qene pikerisht vlersimet e te pranishmeve, qe dorezuan te vetmin cmim te festivalit, "Cmimi i Publikut" tek Shqiperia, ne nje mbremje spektakolare, ne finalen e 17 gushtit. Vallet e bukura shqiptare, te realizuara me shume gjalleri nga nxenesit pjesemarres, u priten me ovacione te zjarrta nga te pranishmit dhe me rastin e marrjes se cmimit, iu transmetuan pergezimet nga autoritetet polake, Drejtoreshes se Shkolles se Baletit znj. Blerina Arbana (Tusha) dhe Ambasadorit shqiptar ne Poloni z. Florent Celiku, i cili ndoqi nga afer pjesemarrjen e vendit tone ne kete festival.