E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dreamworks, gati per te rifilluar

Regjisori Steven Spielberg ka bere te ditur se ka mbledhur 825 milione dollare te cilat sherbejne qe “Dreamworks” te filloje aktivitetin si nje studio e pavarur.

Fale fondeve, “Dreamworks” qe eshte ndare nga “Paramount” ne 2008-en, do te jete e njejte me studion e vogel te hapur nga regjisori ne 1994-en se bashku me David Geffen e Jeffrey Katzenberg.

Pjesa me e madhe e shumes, 325 milione dollare, eshte paguar nga grupi “Reliance”.

“Duam te prodhojme gjashte filma ne vit duke filluar me nje ose dy vjeshten e sotme”, tha Spielberg.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›