E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhë, gërmime pranë varrit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut

Gërmimet arkeologjike, si një komponent mjaft i rëndësishëm i faktimit të historisë së hershme të vendit tonë janë të lidhura ngushte edhe me zhvillimin e turizmit.
Në këtë linjë shkojnë edhe gërmimet që po kryhen nga arkeologë vendas dhe të huaj pranë varrit të Gjergj Kastriot Skëndërbeut, në Lezhë.
Këto gërmime janë përkrahur edhe nga Ministri i Kulturës, Ardian Turku, i cili vlerëson punën e bërë në këtë drejtim. Madje sipas ministrit, gërmimet do të ndikojnë edhe në rritjen e ndjeshme turistëve në qytetin antik.
Zbulimet e kryera në qytetin e poshtmë të Lisusit, kanë
faktuar një qyteterim të zhvilluar. Sipas arkeologeve dhe studiuesve nëntoka në Lezhë mban nën vete vlera të jashtëzakonshme, të cilat presin që të zbulohen dhe të jenë të vizitueshme

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›