E Diel, 1 Nëntor 2026

Drecun: Mund të ndryshohet emri i iniciativës serbe

Milovan Drecun, kryetar i Këshillit për Kosovën në Parlamentin serb, ka thënë sot se pret që problemi i emrit të iniciativës serbe për zgjedhjet lokale në Kosovë të zgjidhet përmes një kompromisi.

Në vend të termit Srbija me siguri se do të jetë lista serbe apo diçka e ngjashme, ka thënë Drecun për televizionin publik serb.

Ai e ka pranuar se emërtimi i iniciativës serbe garuese në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë është problemi më i madh, megjithëse ai pret që kjo të zgjidhet sepse siç ka thënë ai do të ishte shumë më keq që Komisioni Qendror Zgjedhor të mos e certifikojë këtë listë të kandidatëve serbë.

Ai ka thënë se Prishtina ka dërguar sinjale të qarta se KQZ e Kosovës nuk do e certifikojë iniciativën serbe sepse kërkon që termi Serbi të mos përmendet në listën serbe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›