Drecun Sa me shume serbe ne zgjedhjet lokale

Kryetar i Komitetit për Kosovën në Parlamentin e Serbisë, Milovan
Drecun, tha se Beogradi duhet të bëjë gjithçka që zgjedhjet lokale në
Kosovë në mbahen në zonat me popullsi serbe dhe që në to të dalin sa më
shumë serbë.
”Ne duhet që me aktivitet të fortë diplomatik, presion mbi BE-në dhe ëashingtonin, ta fashisim Prishtinën, që Prishtina të heqë dorë nga mospërfillja e realitetit dhe të ecim para, e kjo do të thotë me fletëvotime ku nuk ka simbole të shtetit të vetëshpallur”, ka thënë Drecun në TV B92, bën të ditur RTK. Drecun tha qëllimi kryesor i politikës së Serbisë është formimi i Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, prandaj “duhet të shmangen kurthet që i vë Prishtina duke tentuar që ta shtyjë Beogradin të heq dorë nga zgjedhje ose të kërkojë shtyrjen e tyre”. Ai pret “të ndalohet që Prishtina që me dukjen e fletëvotimeve të dërgojë porosinë se bisedimet me Beogradin nuk janë neutrale ndaj statusit dhe të dekurajojë serbët që të votojnë në veri të Kosovës”. / Top Channel