E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Dredha dhe VanHorn, takim me të rinjtë në Këndin Amerikan

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha dhe e Ngarkuara me Punë e SHBA në vendin tonë, Nancy VanHorn zhvilluan një takim me të rinjtë vlonjatë në Këndin Amerikan të qytetit bregdetar.

Dredha tha se “VanHorn vizitoi Këndin Amerikan, ku qindra fëmijë e të rinj të Vlorës, në këto 20 vite bashkëpunimi, janë rritur me përkushtimin e një vendi që projekton lirinë dhe demokracinë”.

“Sot, për ta zhvilluar më tej këtë qëllim, mbështesim të gjithë bashkë investimin e ri  për ta zhvendosur Këndin Amerikan te struktura e re në sheshin përpara bashkisë”, theksoi Dredha.

Kryebashkiaku  Dredha u shpreh se “Aeroporti i Vlorës dhe mundësitë e shumta që do t’i shtohen qytetit për të zhvilluar projekte kulturore ishin diskutimi ynë për të vijuar partneritetin e fortë mes Ambasadës Amerikane dhe bashkisë Vlorë”.

Këndi Amerikan në Vlorë ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave, si edhe një gamë të gjerë aktivitetesh për të rinjtë.

1 nga 9

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›