Drejt lirisë, pjesëmarrëse në Kosovafest 2010
Pas disa ditësh në qytetin e Theradës do të startojë një prej evenimenteve më të rëndësishme kulturore. Në datën 11 shkurt do të nisë festivali mbarëkombëtar teatror Kosovafest 2010, i cili do të organizohet në përkujdesjen e Belvedereart dhe kryetarit të komunës së këtij qyteti. Në këtë eveniment teatror Shqipëria do të prezantohet me shfaqjen e Teatrit të Metropolit Drejt lirisë dhe Teatrit të Vlorës Petro Marko. Shfaqja më e mirë e këtij evenimenti teatror
do të prezantohet në Belgjikë. Në shfaqjen Drejt lirisë idetë hidhen dhe zhvillohen gjatë interpretimit të Erand Sojlit, por qëllimi final-argëtimi i publikut nëpërmjet humorit dhe vetëironisë, arrihet si pasojë e ndërveprimit me të. Gjinia teatrit One man show u eksperimentua për herë të pare gjatë muajit maj në Teatrin e Metropolit, ku rezultoi e suksesshme. Gjatë shtatë ditëve 11-17 shkurt , sa pritet të zgjasë festivali, do të shfaqen 7 shfaqje të teatrove profesioniste nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia. Juria përzgjedhëse e festivalit në përbërje të saj do të ketë edhe ndërkombëtarë. Një ndihmë në organizim të Kosovafest 2010, Therandë do të japë edhe teatri Dodona, ndërsa në hapje të tij më 11 shkurt pritet të marrin pjesë personalitet të shquara të artit dhe kulturës.