Drejt vdekjes me 170 km/h, makina me katër të rinjtë parakaloi dy kamionë e më pas u përplas me betonieren

Policia rrugore ka zbardhur dinamikën e aksidentit tragjik ku humbën jetën 4 te rinj.
Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë automjeti “Benz Mercedez” ku ndodheshin të rinjtë ka kryer parakalimin e 2 kamionëve që lëviznin në rrugën Vorë-Fushë Krujë dhe me pas ka hyrë sërish në karrexhate ku më pas është përplasur me betonieren e ndaluar.
Në dëshminë e tij shoferi 24-vjeçar tregoi se sapo kishte3 hyrë në rrugën kryesore i është fikur betonierja pasi i kishte mbaruar nafta.
Ka provuar ta ndezë dy herë dhe me pas ka shkuar në një karburant aty pranë për të marrë naftë. Sipas tij, ai ka harruar të ndezë bllokazhin e mjetit.
Sipas grupit hetimor përplasja ka qenë e fortë dhe ka ardhur për dy arsye për shkak të shpejtësisë së lartë dhe mungesës së fushë pamjes pasi mjeti ka parakaluar dhe nuk e parë betonieren e ndaluar.
Në momentin e përplasjes, thotë policia, makina ka qenë më shpejtesi rreth 170 km në orë ndërsa gjatë lëvizjes kur ka kryer dhe parakalimin mund të ketë qenë me shpejtësi rreth 200 km në orë./vizionplus.tv