E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përfshihet nga flakët një banesë në Gjirokastër

Një zjarr ka shpërthyer në një apartament në katin e tretë të një pallati në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër.Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike nga pajisja e kondicionerit.

Për arsye sigurie, policia ka evakuuar banorët e pallatit, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë arritur të neutralizojnë flakët.

Ndërkohë po këtë të premte vetëm mbas disa minutash Policia e Gjirokastrës është sinjalizuar për një tjetër zjarr kësaj here në lagjen Granicë. Zjarri i rënë në një apartament në këtë zonë është neutralizuar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›