E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”

Me mbështetjen e shumë organizatave, lëvizjeve politike, studentëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, Këshilli organizativ për të burgosurit e rastit “Hajra” sot mban protestë në ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë me moton “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë”, me ç’rast do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga burgu për ish- luftëtarët e UÇK-së, Arsim e Burim Ramadani dhe Arben Kiçina.

Ish- pjesëtarët e UÇK-së janë dënuar me më shumë se 100 vjet burg nën akuzat e bërë nga prokuroria e UNMIK-ut për vrasjen e familjes “Hajra”, por sikurse për familjarët, avokatët dhe Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së ky dënim vazhdon të konsiderohet i padrejtë.

Për të kundërshtuar mbajtjen në burg të ish- luftëtarëve të UÇK-së, është formuar edhe një këshill organizativ, i cili sot në orën 12:00 ka paralajmëruar një protestë në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Kryetari i Këshillit Organizativ, Visar Zogaj duke kërkuar lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi, ka thënë se motoja e protestës është “Drejtësi dhe liri për luftëtarët e lirisë” dhe ka për qëllim t’u bëjë me dije EULEX-it dhe mekanizmave tjerë ndërkombëtar, si dhe institucioneve vendore, që gjykimi i këtyre personave të bëhet në mënyrë të paanshme.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›