E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtësia pa shpresë

Riemërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve e shikon si nevojën më të shpejtë që kanë gjykatat dhe prokuroritë. Përveç kësaj, nevojë është edhe miratimi i Ligjit për gjyqësi, i cili është proceduar në Qeveri. Por telashe pritet të sjellë një dispozitë e tij, që është ndryshuar dhe në vend se të nisë të zbatohet nga janari 2011, është shtyrë për vitin 2013. Enver Peci, kryesues i KGJK-së, thotë se në rast se bëhet kjo, atëherë gjyqtarët dhe prokurorët do të demotivohen për punë edhe më shumë.

Express: Çfarë do të bëni brenda kompetencave që keni, që gjendja në sistemin e drejtësisë të ndryshojë?
Enver Peci: Kjo është sfidë e madhe në këtë moment. Ndoshta keni njohuri se në çfarë situate është duke punuar sistemi gjyqësor. Procesi i riemërimit që ka filluar shumë herët, është me rëndësi në ndryshimet për gjyqtarë dhe prokurorë, por në situatën e krijuar, motivimi i tyre është aq i ulët, sa edhe interesimi për këto pozita ka qenë shumë i ulët.

Express: Si mund të quhet reformim, kur bazuar në kushtet e parapara, të njëjtit persona vetëm kanë ndryshuar vendet?
Enver Peci: Unë besoj që nuk janë të gjithë ata ekzistuesit, por janë disa të rinj, disa gjenerata të reja, sidomos për fazën e tretë priten ndryshime të mëdha sa u përket emrave të kandidatëve. Numri është shumë i kufizuar dhe do të jetë shumë problem plotësimi, ngase nevojat dhe grumbullimi i punëve është aq i madh, saqë nëse nuk sillen njerëz të rinj, gjyqtarë dhe prokurorë, edhe për pesë vjet këto lëndë dhe puna që është me këta aktualët nuk mund të kryhen.

Express: Pra, së shpejti nuk mund të presim ndonjë ndryshim?
Enver Peci: Tash procesi i fazës së parë ka përfunduar dhe është rishpallur konkursi për plotësimin e numrit për prokurorë në Prokurorinë e Shtetit, sepse në të dhe në Gjykatën Supreme, përveç Prokurorisë Speciale, nuk janë kompletuar me prokurorë dhe gjyqtarë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›