E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drejtësi për Michael Jackson

Kanë filluar pergaditjet për çështjen e shumëpritur ligjore ngritur nga nëna e idhullit të muzikës, Michael Jackson, kundër organizuesve të koncerteve, për të cilët ajo thotë se janë përgjegjës për vdekjen e djalit të saj.

E ëma Katharine Jackson ka paditur firmën AEG, duke kërkuar drejtësi për vdekjen e djalit të saj. Ajo pohon në padi se kjo firmë u tregua neglizhente në punësimin e Dr Conrad Murrayt për t’u kujdesur për Michael Jacksonin në prag të koncertit të planifikuar në Londër në vitin 2009.

Firma AEG argumenton se Jackson kishte një histori të gjatë të abuzimit me drogë para se ai t’i nënshtrohej trajtjtimit nga doktor Murray.

Nderkohe Conrad Murray, mjeku i Michael Jackson, i dënuar me katër vjet burg për dozën fatale me anestetikun e fortë propofol ndaj Jackson thotë se ai është “i pafajshëm” .

Në një intervistë telefonike për Cnn nga burgu, ku ai gjendet, Murray i mëshon faktit, se nuk do të dëshmojë në procesin që është çelur sot në Los Angeles, në të cilin familja e Jackson akuzon AEG Live, shoqërinë që ka organizuar turin e fundit të pop-starit, se nuk ka monitoruar mjaftueshëm Murray. ”Nuk kam pasur një mandat paraqitjeje në proces”.

“Gjykatësi, që më ka dënuar, ka pasur shumë parregullësi”, pohon Murray. Mjeku dëshiron të bëjë apel kundër vendimit të gjykatësit dhe ka shumë shpresa për këtë. “Dua t’i kontribuoj njerëzimit, të bëj që njerëzit të ndihen më mirë”, thotë Murray për të ardhmen e tij.

I ashtuquajturi Mbreti i muzikës Pop vdiq në qershor të vitit 2009 në Los Angeles. Në vitin 2011, një gjykatë e gjeti Murrayn fajtor për vrasje pasi i kishte dhënë këngëtarit një mbidozë ilaçi Propofol për t’a ndihmuar të flinte. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›