Lohan kthehet nga "lufta"

Një ditë e zakonshme buzë deti duhet të ishte një mundësi e re për të “reklamuar” linjat e saj të admiruara për Lindsay Lohan, por më shumë se hiret e aktores 26-vjeçare, fotografët u përqendruar në një detaj specifik të trupit të saj.
Lohan, e fotografuar në plazhet braziliane ditën e martë, shfaqte në këmbën e saj të majtë disa hematoma të mëdha, shenjë e netëve të shfrenuara që po kalon gjatë një aktiviteti promocional në Brazil.
Disa ditë më parë, aktorja u fotografua në një lokal nate në Rio de Zhaneiro, tërësisht jashtë kontrollit pas alkoolit të tepër të konsumuar./Indeksonline/