Drejtesia irakiane vendos per fatin e gazetarit
Gazetari irakian qe gjuajti me kepuce ne drejtim te presidentit amerikan Bush gjate nje konference shtypi ne Bagdad, ka dale para ekipit hetimor. Al Zeidi gazetari qe punon per nje stacion televiziv irakian, akuzohet per agresion kunder presidentit amerikan. Zedhenesja e Shtepise se Bardhe Dana Perrino, tha se vetem autoritetet irakiane duhet te vendosin nese ai duhet denuar apo jo. Presidenti Bush e konsideron Irakun nje vend sovran dhe demokratik tha zonja Perino, duke komentuar ngjarjen qe ndodhi 3 dite me pare gjate konferences se perbashket per shtyp qe Presidenti ne largim Bush, po zhvillonte se bashku me kryeministrin irakian Nuri al Maliki.